Filmi më i ri për Krishtlindje – “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trëndafili”
11/12/2019 16:46

Pas gati 50 vjetësh libri për të rinj i Judith Kerr mbi dëbimin e një familjeje nga Gjermania e Hitlerit mbërrin në kinema me regji nga Caroline Link. Filmi “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trëndafili” po pritet me shumë kërshëri. Annës (e luajtur nga Riva Krymalowski), prindërit i kanë thënë se duhet të zgjedhë vetëm një lodër prej pellushi për ta marrë me vete në Zvicër. Lepurushin e saj të dashur ngjyrë trëndafili, ose lodrën e vjetër prej pellushi, që e ka që nga ditët e hershme të fëmijërisë. Nëntëvjeçarja Anna më në fund vendos me zemër të thyer ta lërë lepurushin. Ai duhet të rrijë në Gjermani. Humbja e lepurushit vazhdon të mbizotërojë mendimet e Anës, fillimisht në Paris, më vonë në Londër. Për shumë fëmijë dhe të rinj kjo skenë mund të jetë e njohur. Libri “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trëndafili” ka qenë në mjaft vende të botës pjesë leximi në shkolla dhe meqenëse Judith Kerr, autorja e romanit, fitoi famë botërore me librin e saj autobiografik, atë e kanë lexuar më vonë edhe shumë të rritur. Në vitin 1971 libri u botua fillimisht në gjuhën angleze, dhe dy vjet më vonë Annemarie Böll, gruaja e nobelistit Heinrich Böll, e përktheu në gjermanisht. Në 1978 me të u realizua një film nga televizioni gjerman, tani pas pothuajse gjysmë shekulli ai vjen edhe si film kinematografik. “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trëndafili” festoi premierën e tij më 8 dhjetor në Berlin, ndërsa në ditën e parë të Krishtlindjeve filmi do të shfaqet në të gjithë Gjermaninë.

Top News – Gjithë Lindja e Mesme do digjet! Irani paralajmëron SHBA-në me konflikt rajonal
01/02 15:02
Top News – Rihapet ‘porta’ për në Gaza…Kalimi kufitar i Rafahut u mbyll për dy vjet
01/02 15:00
Top Channel/ Anglezët: “Epstein” vepër e rusëve/ “The Daily Mail”: Gjithçka e organizuar nga ish-KGB
01/02 14:50
Top News – ‘Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv’ / Miroslav Lajçak në dosjen ‘Epstein’, dorëhiqet
01/02 14:41
Top News – Autobusi del nga autostrada, 8 viktima / Aksident tragjik në Turqi, edhe 26 të lënduar
01/02 14:35
Top News- Trendi ‘i pluskimit’ mbi akull/‘Det emocionesh’, moskovitët zbulojnë formë të re relaksimi
01/02 14:18
Top News -‘Lirohet’ 5-vjeçari i arrestuar nga ICE / Gjykata vs Trump: Shkel Deklaratën e Pavarësisë
01/02 13:36
Top News – NATO nuk mund ta zbrapsë Rusinë / Aleanca është goditur nga grindjet transatlantike
01/02 13:11
Top News- Katastrofë! Treni përplaset me kamionin / Stuhia e borës ndërshkon SHBA, -33 gradë celcius
01/02 12:51
Top News – SHBA, marrëveshje për Kubën / Trump optimist: Besoj se mund ta arrijmë
01/02 12:45
Top News – Një milion satelitë në orbitë / Elon Musk aplikon: Do furnizojnë me energji IA
01/02 12:37
Top News – Irani ‘e ka gishtin në këmbëz’ / Ndërsa Trump dërgon flotën e fuqishme në rajon
01/02 12:27
Top News – Ushtritë evropiane, ‘grupe terroriste’ / Irani hakmerret me BE-në për Rojat Revolucionare
01/02 12:26
Top Channel/ Dosja ‘Epstein’ trondit Anglinë/ Fotografitë e Princit Andrew, Starmer: Të dëshmojë…
01/02 11:36
Top Channel/ Takim i ri në Florida SHBA-Rusi, Witkoff: Bisedime produktive për paqen
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Anglinë! Fotot e rënda të Princit Andrew
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01 23:06
Top News – Shpërthime vdekjeprurëse në Iran/ 5 viktima dhe të plagosur, Izraeli mohon përfshirjen
31/01 17:50
Top Channel/ Sauditët “dritë jeshile” Trump-it: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit!
31/01 14:55
Top Channel/ Papa Leoni citon Nënë Terezën: Aborti, shkatërrimi më i madh i paqes!
31/01 14:38
DIGITALB DIGITALB