Nën vëzhgimin e Sfinskit, në Kajro të Egjiptit u hodh shorti i fazës finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ngjarja më e rëndësishme e futbollit të këtij kontinenti. Gjithçka nisi me një ceremoni ku fishekzjarrët shumëngjyrëshe shkëlqyen mbi piramidat e Gizës duke dhuruar një pamje fantastike për të gjithë të pranishmit në këtë short.