Në fund të korrikut, banorët e këtij pallati në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit u lajmëruan për shembjen e tij më 16 gusht. Ky vendim qe i papritur dhe konsiderohet arbitrar prej tyre. Pas tërmetit të 26 nëntorit ata kanë vazhduar të jetojnë në shtëpitë e tyre. Asnjë nuk ka përfituar bonus qiraje. I klasifikuar në nivelin e dëmit DS3, disa prej banorëve kanë marrë edhe grantin e rikonstruksionit për të riparuar dëmet, që sipas tyre janë vetëm në muraturën e kateve të para.