Fillimisht një agresion ndaj një mësuesi në Francë dhe më pas një sulm me dy viktima në Bruksel ishin ngjarjet që vendosën në alarm sigurie europën. Si për për të dëshmuar nivelin e lartë alertit dhe pasigurisë nga të tjera sulme, vetëm gjatë ditës së sotme tetë aeroporte në Francë janë evakuar. Të gjitha për çështje sigurie. Fillimisht Aeroporti i Lille në veri të vendit, u evakua për shkak të një kërcënimi me bombë. Një kërcënim për bombë zbrazi edhe aeroportin e Toulouse. Për arsye sigurie fluturimet u ndalën edhe aeroportet e Nantes dhe Beauvais, jashtë Parisit. Ndërkohë, Pallati i Versajës pranë Parisit largoi vizitorët për arsye sigurie për të tretën herë brenda më pak se një javë. Një objekt i dyshimtë solli evakuimin e pallatit të famshëm të martën, dhe diçka e ngjashme ndodhi ne fundjave.Franca e rriti alarmin e sigurisë në nivelin më të lartë të mundshëm pas një sulmi me thikë në një shkollë në qytetin verior të Arras javën e kaluar. A po reflektohet situata në rripin e Gazës në Europë? Përse nga Tirana, presidenti Frances, Emanuel Macron theksoi rrezikun që njësoj si Franca dhe Belgjika shtete të tjera mund të goditen nga sulme terroriste? A ka rrezikon që sulmi i Hamasit në 7 tetor të nxis një valë të gjerë reagimesh dhe sulmesh në të gjithë europën?