13 drejtues mjetesh janë arrestuar në orët e fundit, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka zhvilluar kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.