Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
15/02/2021 15:09

Një orë para mesnate, katër orë pas mbylljes së kutive të votimit, në Kosovë u mësua se kush ishte fituesi i zgjedhjeve. Ndërsa sot në orën 09.00 kishte përfunduar numërimi në 99 përqind në qendrat e votimit. Numërimi u zhvillua në kushte ekstreme me temperatura më poshtë se minus dhjetë gradë nën zero. Sot Kosova u zgjua me një fitore të madhe të demokracisë, fituesit shpallën fitoren dhe humbësit pranuan rezultatin. Organizimi perfekt nuk ishte fitorja e vetme e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë. Kosova i ka dhënë të drejtën e votimit edhe diasporës, një hap pothuajse i pamundur ky për Shqipërinë. Kjo është tabloja e një procesi zgjedhor që gjithkush nga Shqipëria e shikon me admirim, këndej dhe andej kufirit mes shqiptarëve ekziston një dallim drastik në organizimin e zgjedhjeve. Kosova është një demokraci shumë e re dhe politikës atje shpesh i janë dhënë leksione nga profesorët e Tiranës. Por në organizimin e zgjedhjeve, Kosova përballë Shqipërisë është në pozicionin e profesorit me nxënësin mbetës. Zgjedhjet në Kosovë u organizuan shpejt në kushte ekstreme moti, pa asnjë incident por ajo që është shumë më e rëndësishme pa asnjë kontestim. Në mënyrë shembullore, politikanët shqiptarë të Kosovës uruan fituesit para mesnatës duke pranuar rezultatin e humbjes. Ndërsa Shqiptarët politikanë të Tiranës ende sot e kësaj dite nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara shumë vite më parë. Ky është vetëm një krahasim i vogël i standardeve shumë të kundërta në Kosovë dhe Shqipëri, shtete që dje u ndanë thellësisht jo vetëm nga kufiri administrativ që një ditë do të hiqet por edhe nga një kufi krijuar nga standardet shumë të ndryshme të zgjedhjeve, të cilat dje në Kosovë ishin perëndimore, ndërsa në Shqipëri janë ende si të republikave ruse.

Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
DIGITALB DIGITALB