Emigrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX. Sipas raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me më shumë se 25 mijë persona, të cilët përbëjnë 5 për qind të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.