Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën sfidën me Islandën për kualikueset e “Euro 2020”. Nën drejtimin e Edy Rejas, kuqezinjtë ndodhen në Gjermani ku po punojnë për këtë ndeshje që ka shumë rëndësi, e ku objektivi është fitorja që do të rriste shpresat për një kualifikim të mundshëm, gjë që u theksua edhe nga portieri Berisha.