Energjia është kryefjalë e të gjithë botës. Diku me kufizime, diku me alarm për çfarë do të ndodhë e në raste të tjera me blerje e firmosje kontratash për të qenë të qetë në vijim. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim. “Thatësira” e sezonit veror ka “tronditur” tregun e energjisë elektrike. Si sot një vit më parë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të furnizuar konsumatorët gjatë muajit gusht ka blerë në treg me çmime rekord energjinë, ku shifra më e lartë është ajo e 149 eurove MË/h.