Krizat që na la viti 2019/ Konflikti qeveri-opozitë, shkarkimi i Metës dhe negociatat me BE
02/01/2020 15:18

Shqipëria e nis mbarë ndërkombëtarisht vitin e ri politik, pasi prej datës 9 janar ajo zyrtarisht do kryesojë Presidencën e OSBE-së. Por, nëse jashtë kufijve e nis pozitivisht, në Tiranë sfidë mbetet zgjidhja e krizës politike. Si për ironi të fatit, misioni për herë të parë do të drejtohet nga një vend, i cili vet është në krizë dhe si prioritet do duhet të ketë parandalimin e parashkallzimit të konflikteve. Vitin që shkoi OSBE disa herë është vetë ofruar dhe herë të tjera i është kërkuar të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes palëve, por pa sukses… Përpjekja për zbutjen e krizës këtë fillim janar pritet të marrë një kthesë të re me ardhjen në Tiranë të ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila është zotuar se do shtyjë drejtuesit e politikës shqiptare drejt dialogut. Por, për sa kohë nuk ka zgjidhje dhe as zgjedhje të parakohshme, Partia Demokratike dhe aleatët e saj do vijojnë betejën jashtë dyerve të Parlamentit, i cili i nis punimet më 20 janar. 15 marsi është afati përfundimtar i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore për të miratuar draftin final, i cili do i përcillet për votim Parlamentit, por për produktin do kërkohet edhe dakordësia e opozitës jashtëparlamentare, e cila ka gati draftin e saj dhe pritet të bëjë publike ne javët e ardhshme. Afat të njëjtë ka edhe plotësimi i vakancave për Kushtetuesen. Plotësimi apo jo i kushteve të vënë Shqipërisë do të vlerësohet në pranverë nga ministrat e Jashtëm të BE-së. Ndërkohë, mazhoranca socialiste do të vijojë edhe këtë vit te ri betejën me Ilir Metën, të cilin kërkon ta shkarkoje si President për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Brenda muajit prill, vendoset fati i Ilir si kryetar i shtetit, ndërsa ky i fundit pritet ti ktheje reston shumicës parlamentare me kthim dekretesh, më i shumëprituri paketa antishpifje, për të cilën komuniteti i gazetarëve ka paralajmëruar përballje ne dyert e Strasburgut.

Top Channel/ 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë në BE? Rama përgjigjet për herë të parë
09/04 20:08
Top Channel/ Rama: Ndërtimi s’është krim, mjaft me akuzat për pastrim parash
09/04 19:53
Top News – ‘Kuvendi, leckë e Edi Ramës’. Sali Berisha hedh akuza nga foltorja e parlamentit
09/04 18:41
Top Channel/ “Në Shqipëri forcohen ligjet, rritet korrupsioni”, Boçi: Jemi ‘lavanderi’ parash
09/04 18:32
Top Channel/ Asambleja e PS në Durrës, Rama: Duam të sjellim turistë që shpenzojnë shumë, por…
09/04 18:32
Top Channel/ A do të ndikojë lufta tek turistët në vend? Rama: Këtu ka sherr, jo luftë…
09/04 18:31
Top Channel/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kati i parë është si shkollë, i dyti është…
09/04 18:31
Top Channel/ “Uaaa”, Klodiana Spahiu habitet nga vlerësimet e Ramës ndaj saj
09/04 18:30
Top Channel/ “Nevoja për strehim është e madhe”, Rama nga Durrësi: Do krijojmë fondin që të…
09/04 18:18
Top News – ‘Lufra, fushatë kundër qumështit vendas’. Braçe publikon mesazhet denoncuese nga fermerët
09/04 18:05
Top Channel/ “Ne sjellim pr.ligj për uljen e çmimit të naftës, ju…”, Bardhi: Po mashtroni kombin
09/04 17:11
Top Channel/ “U pastrokan në Shqipëri paratë”, Rama: Apartamentet paguhen në bankë
09/04 17:01
Top Channel/ “Ti ke blerë vendin tënd si deputet”, Balla-Shehajt: Je person i dënuar për…
09/04 17:01
Top Channel/ “Për ata që lehin”, Rama për ndërtimet: Paguajnë 14 mln euro taksë, si mund të…
09/04 16:48
Top Channel/ “Lloj lloj maskarenjsh që…”, Rama i përgjigjet akuzave për pastrim parash në ndërtim
09/04 16:38
Top Channel/ “Jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”, ministrja Ibrahimaj-Bardhit: Mos guxo!
09/04 16:37
Top News-‘Ndërtimi sulmohet se është i suksesshëm’. Rama: Akuzat për pastrim parash, të neveritshme
09/04 16:35
Top Channel/ Rama: Ndërtimi nuk është krim, sektor që afron vendin drejt BE
09/04 15:16
Top Channel/ Rrëzohet interpelanca me Ramën, opozita dhe PS përplasen për ligjet e BE
09/04 15:09
Top Channel/‘Disa vende e kanë garë nëpërmjet konçensionit’, Bozdo për portet:Ky projektligj s’ka…
09/04 14:12