“E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e Parlamentit nga partitë opozitare. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth foli për “Deutsche Welle”-n pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, duke u fokusuar te situata politike në Shqipëri.