Krishtlindje ndryshe/ Imzot Frendo uron qytetarët, kujton vrasjen e Klodian Rashës
23/12/2020 13:16

Krishtlindjet këtë vit nuk do festohet si vitet e tjera. Mesha e përmotshme nuk do zhvillohet në 12 të natës. Por ditën e enjte, datë 24 dhjetor do zhvillohen dy mesha pasdite, një në orën 16, dhe tjetra në orën 18. Imzot George Frendo uron Krishtlindjet dhe ka një mesazh për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Ai kujton viktimat e tërmetit, sjell në vëmendje pandeminë, viktimat e dhunës dhe rreziqet që familjet shqiptare përballen. Imzot Frendo kujton dhe vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë. “Krishtlindja na fton të gëzohemi për lindjen e një foshnjeje, si çdo foshnje ai nuk flet ai qan. Jezusi qan për viktimat e tërmetit që ende janë nën çadra. Dhe si Jezusi që lindi jashtë shtëpisë edhe ata do ti kalojnë Krishtlindjet jashtë shtëpive të tyre. Po qan për viktimat e koronavirusit dhe familjet e tyre. Jezusi po qan për viktimat e dhunës, duke parë sa shumë është rritur numri i vrasjeve. Jezusi po qan sot edhe për rreziqet qe po përballon familja shqiptare. Viktimat e pafajshme të divorcit janë fëmijët. Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambjent familjar. Jezusi qan por edhe buzëqesh. Buzëqesh për solidaritetin e popullit në fatkeqësi, e ka treguar pas tërmetit edhe këto ditë, pas vrasjes së një djali 25-vjeçar. Jezusi gëzohet kur sheh prindër që respektojnë njëri-tjetrin si të barabartë, kur fëmijët nuk kanë frikë t’ju afrohen prindërve”, shpehet Imzot Frendo. Imzot Frendo e mbyll fjalën e tij duke uruar të gjithë shqiptarët, duke thënë: “Le të jetë ky lutja jonë. O zot ruaji Shqipërinë tonë, jepu gëzim politikanëve tanë që të tregojnë të mirën e përbashkët. Na lejo të qëndromë afër teje që në fytyrën tënde të shohim fytyrën e çdo njeriu. Çdo ditë të jetë një Krishtlindje për ne. Një ditë gëzimi dhe shprese. Krishtlindja le të sjell gëzim dhe shpresë”.

Top News – Irani nuk shkatërrohet për një ditë. Ekspertët kundër deklaratave të Trump-E pamundur
07/04 11:43
Top Channel/ Blegtorët futen në Ministrinë e Bujqësisë, priten nga dy ministra
07/04 11:33
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top Channel/ Miratimi i skemës kombëtare, blegtorët në protestë, kërkojnë shtim të subvencioneve
07/04 10:57
Top News – ‘Besimi i qytetarëve fitohet me punë’. Hita mbledh shefat e Tiranës, porositë që u caktoi
07/04 10:54
Top News – Pezullimi nga detyra. Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin ndaj Ballukut
07/04 10:46
Top Channel/ Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës,porositë e kreut të bluve
07/04 10:45
Top News – ‘Hileja’ e Qeverisë me akcizën. Ulja e taksës te nafta, kompensohet nga rritja e TVSh
07/04 10:28
Top News- Makina fluturon në ajër 24-vjeçarin/ Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë në vend i riu
07/04 10:20
Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49