Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë në mënyrë që të kalohet situata e krijuar nga pandemia e Covid-19.