Këta tre të rinj delikuent janë shembulli më i mirë se si fëmijëve u nevojitet pak ndihmë për të qenë human ndaj komunitetit. Me vetë iniciativë ata kanë kërkuar nga Qendra Edukative Korrektuese që t’u mundësohet qepja e maskave për të gjithë anëtarët e Shërbimit Korrektues dhe jo vetëm. Ata duan që maskat e punuara nga duart e tyre të shpërndahen në çdo institucion.