Ky është fshati Pestovë i Vushtrrisë, i njohur për punimin e tokës. Bujku Daut Kosumi, tregon se përkundër pandemisë ka vazhduar kultivimin e luleve dhe perimeve që të mund ti furnizoj blerësit mjaftueshëm. Por sot, sera e tij është plotë fidane të pa shitura, pasi me mbylljen e tregjeve nuk ka ku t’i shes ato. Ai shpreson se të paktën kur të nis pjekja e perimeve tregjet të hapen sërish. Vëllai i tij, Shabani frikësohet se perimet do ta kenë fatin e 25 tonë patateve të mbetura në depo.