Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit parashikoi si sot një vit më parë ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve kufitare me prezencë të balancuar të të gjitha autoriteteve kompetente atje. Marrëveshja vendosi kanale të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet autoriteteve kufitare të Kosovës dhe Serbisë duke mundësuar shkëmbimin e të dhënave në mes tyre. Por, sikurse me shumë marrëveshje tjera, zbatimi ka ngecur si rezultat i mungesës së vullnetit të palëve. Qasja e vazhdueshme jo-konstruktive e palëve, ka shtyrë BE-në të ngadalësojë akoma më shumë, mënyrën e operimit në këtë proces.