DURRËS- Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë i infektuar në qytetin Durrësit. Ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Mjekët e spitalit të Durrësit fillimisht kanë tentuar që ta trnsportojnë të moshuarën drejt Tiranës por gjendja e saj është rënduar akoma më shumë dhe kjo i ka detyruar që ta rikthejnë në spital.