Biznesi fason dhe call center nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit, prandaj edhe kryeministri Edi Rama lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.