Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave të koronavirusit në Itali ndërkohë që ka tani edhe mungesë tamponësh për analizat e koronavirusit. Të prekurit në Itali, janë 224. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, deri më tani 172. 27 të prekur janë regjistruar në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio. Por, ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët, është shëruar.