Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, jashtë territorit të Kinës. Hong Kong raportoi për një vdekje nga ky virus, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 420 njerëz dhe është përhapur në gjithë botën. Viktima e parë jashtë Kinës ishte një pacient në Filipine, i cili e kishte vizituar qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit.