Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë duhet të përgatiten të zvogëlojnë prodhimin dhe kjo për shkak të koronavirusit vrastar që nuk po arrihet të frenohet. Përfaqësuesit e OPEC dhe aleatët e tyre pritet të takohen këtë javë teksa shtohen thirrjet për veprim në mbështetje të çmimit të naftës. Nafta e përpunuar Brent mbërriti nivelin më të ulët të kuotimit pasi ra me 20% nga maja ku u vendos në muajin shtator.