Luvri, muzeu më i vizituar i botës, vazhdon t`i kthejë mbrapsht turistët për shkak se stafi i tij refuzon të shkojë në punë nga frika e koronavirusit. Vitin e kaluar, Luvri pati 9.6 milionë vizitorë, pjesë dërrmuese e të cilëve të huaj përfshirë kineze, amerikanë dhe europianë.