Bizneset i janë përgjigjur thirrjes së Kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e godinave të konvikteve në “Qytetin Studenti”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj. Me anë të nismës “Adopto një konvikt”, deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t’i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë.