Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi konfirmoi se pika doganore 1 është vendosur nën kontroll të autoriteteve të shtetit të Kosovës. Ndërkohë në një prononcim për Top Channel, Kuci tha se pritet që të shkojnë forca shtesë, ndërsa bëri me dije se pika doganore 31 është vendosur mbrëmë nën kontroll.