Mjekët radiologe i kërkojnë mjekëve të familjeve por edhe specialistëve nëpër qendra shëndetësore të mos i bien shkurt duke i orientuar pacientët për ekzanimime radiologjike si skaner apo rezonancë magnetike kur diagnoza mund të përcaktohet edhe me një grafi apo ekografi. Në shërbimin e radiologjisë neurologjike bëhen rreth 500 rezonanca magnetike ne muaj dhe 300 ekzaminime me skaner nga të cilët një pjesë e mirë e tyre janë te panevojshme. Në ditën ndërkombëtare të radiologjisë mjekët theksojnë se pavarësisht përfitimeve edhe ekzaminimet e radiologjisë si grafi skaner, rezonance magnetike e te tjera si këto kanë efekte anësore tek pacienti për shkak të rrezatimit që përcjellin. Sipas shefit të shërbimit te radiologjisë neurologjie rrezatimi është një ndër shkaqet e zhvillimit të tumoreve në organizëm. Në komunitetin Europian kërkohet që çdo pacient të ketë kartën e rrezatimit gjë e cila duket të jetë shumë larg për vendin tonë.