Pas situatës alarmante të krijuar nga koronavirusi në Itali, në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, në Hanin e Hotit dhe në Muriqan janë shtuar masat e kontrollit. Aktualisht janë 2 grupe mjekësore në shërbim 24 orësh, te cilët kontrollojnë shtetasit që futen në Shqipëri, kryesisht ata që vijnë nga zonat e prekura nga ky virus.