Sot është dita e tretë e kontrolleve në akset kryesore të qytetit të Fierit, nga ana e patrullave policore. Policia ka ngritur postoblloqe te Vija e Ngjalës në hyrje të Fierit, në rrugën e Semanit si dhe në rrugën e Vlorës. Sipas burimeve nga policia janë shoqëruar për verifikim disa mjete luksoze, por deri tani nuk ka asnjë sekuestrim.