Festimeve të 28-29 Nëntorit u janë bashkuar edhe 40 konsujt e nderit të Shqipërisë në botë. Fillimisht atyre u është rezervuar një pritje nga zëvëndëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ku merrte pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci.