Kokainë, kanabis, ekstazi dhe LCD/ Policia ‘u prish’ pazarin, arrestohen tre të rinjtë
15/12/2020 10:40

Tiranë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për posedim të lëndëve narkotike. Sipas policisë të arrestuarit janë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L. Sekuestrohen rreth 7 kg kanabis, lëndë narkotike ekztazi, LCD, kokainë, peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”. Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen rreth 7 kg kanabis, lëndë narkotike ekztazi, LCD, kokainë, peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43
Top Channel/ Sherr për pyjet në Bulqizë, përplasje në mbledhjen e këshillit të qytetit
08/04 12:38
Nuk ndalet SPAK/ Anila Hoxha: Ka në dorë 70 telefonë që mund të ‘hedhin në erë’ politikën
08/04 12:24
Top Channel/ “Trauma, lista e jetës” në Inside Story, pacientët presin vite për një ndërhyrje
08/04 12:22
Top News-‘Teprica e TVSh të amortizojë akcizën.’ Propozimi i PD për uljen e çmimit të naftës në vend
08/04 12:16
Top Channel/ 134 vdekje në burgje në 5 vite, shumica nga shkaqe shëndetësore por edhe…
08/04 12:14