Pakti mes PD-PS dhe LSI për reformën elektorale ka eliminuar opozitën parlamentare nga vendimmarrja në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Një ditë pas skadimit të afatit të këtij komisioni me numër të barabartë anëtarësh, socialistët e depozituan Kodin e ri elektoral në Kuvend si nismë të tyre duke shmangur në këtë mënyrë bllokimin nga “të vegjlit” të dokumentit të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare.