Deputetët supozohej të ishin shembulli më i mirë i respektimit të distancimit fizik, në një ditë si kjo e sotmja, kur numrit të prekurve me Covid iu shtuan edhe 78 raste pozitivë. Por të zgjedhurit e popullit u dystuan në lulishten e parlamentit ngjitur me njëri tjetrin duke pirë kafe. Bari i famshëm i Kuvendit është vendosur në oborr nën hijen e pemëve. Kandidatura e Arben Shehut propozuar nga presidenti ilir meta për të drejtuar KLSH dhe e miratuar më pas nga komisioni parlamentar i ekonomisë, ka krijuar një debat të fortë brenda grupit parlamentar socialist përpara nisjes të seancës plenare të parlamentit.