Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pasur një “video call” direkte nga zyra e saj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve që në këto momente po shërbejnë në Spitalin Infektiv tek pacientët e konfirmuar me COVID-19. Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo shpjegoi gjatë lidhjes direkte me ministren që gjendja e 8 të prekurve është e stabilizuar dhe po vijojnë të ofrojnë shërbimin në kushtet e duhura dhe me veshjet e duhura.