Kina nuk ka vonuar shumë për t’iu përgjigjur Donald Trumpit. Pasi ky i fundit dyfishoi tarifat mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, Pekini tha se do të vendosë taksa mbi mallrat amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë duke filluar nga 1 qershori, në një lëvizje që e ashpërson edhe më shumë luftën tregtare dypalëshe.