Në takimin me elektoratin e njësisë numër 5 në Tiranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk i ka kursyer batutat për kundërshtarin politik, Edi Ramën, i cili sipas Bashës, pasi i hapi luftë çadrës së lirisë, tani ka filluar të bëjë fushatë me dy gishta. Ndërsa për timonin, që do ta mbajë vetë, Basha i ka kujtuar Ramës se makina e tij nuk ka timon.