Zvarritja e proceseve gjyqësore është kthyer në një problem në kufijtë e skandalit për qytetarët e Kavajës. Ndërsa rëndom në gjykata zvarritja e proceseve vjen prej mungesës në seancë të avokatëve, prokurorëve dhe vetë administratës së gjyqësorit për njoftimet jo në kohë të palëve, në Kavajë këtyre shkaqeve u shtohet edhe mungesa e gjyqtarëve