Ilnisa Agolli, na çon në Mirditë këtë fundjavë. Rruga për të shkuar në Katund të Vjetër, kalon përmes Rubikut i cili dëshmohet qysh në mesjetë si vendbanim i lashtë. Është shumë interesante vizita aty. Ky fshat përmendet në histori qysh në vitin 1407. Shtëpitë gjenden larg me njëra tjetrën në një terren të vështirë e të përthyer, por kur takon banorët dhe dëgjon ç'të thonë i harron të gjitha. Dhe faktin se në dimër jetesa duhet të jetë e vështirë, dhe faktin se po braktiset nga pak çdo vit. Por çfarë duhet të vizitosh aty? Çfarë duhet të njohim? Pse ky fshat po shkon drejt agroturizmit dhe turistët e huaj e preferojnë më shumë se shqiptarët?