Organizatorët e një turneu volejbolli në Katar kanë nisur një debat për kodin e veshjes së sportisteve teksa ndeshjet e ‘beach-volley’ kanë nisur në Doha. Katari është përballur me kritika nga disa prej sportistëve muajin e kaluar, kur kishte ndryshuar kodin e veshjeve duke i kërkuar grave të mbajnë “bluzë me mëngë të shkurtra, ndërsa në këmbët, veshje të gjata deri në gju”.