Katari do të largohet muajin e ardhshëm nga organizata “OPEC”, me synimin që të fokusohet tashmë në prodhimin e gazit natyror. Lajmi është dhënë nga ministri i ri i Energjisë së këtij vendi, Saad al-Kaabi, në një njoftim të konsideruar surprizë të kësaj të hëne.