Si sot një vit më parë, fiskalizimi kërkohej me ngulm nga drejtoria e tatimeve, por ndryshimi për të disatën herë i kasave fiskale, gjeti një biznes të brishtë, të sapodalë nga periudha pandemike. Teksa kostoja e kasës fiskale shpesh arrinte në nivelin e xhiros mujore të bizneseve, pakënaqësitë mes pronarëve të bizneseve u rritën, madje ishin të shumtë ata që në pamundësi për të përballuar taksat dhe tashmë edhe koston e kasës; mbyllën qepenat.