Një mision 7-ditor studimi dhe monitorimi i parametrave fiziko-kimik të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan u zhvillua në Vlorë me bashkëpunimin e ekspertëve të huaj. Rezultatet paraprake tregojnë një cilësi dhe parametra shumë të mira të zonës perëndimore të gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.