Policia ka zbardhur vrasjen e Behar Sofisë të ndodhur më 25 shkurt dhe ka lajmëruar arrestimin e katër personave që organizuan dhe realizuan vrasjen e 66 vjeçarit. Policia kishte nisur operacionin e koduar me emrin Piramida dhe një ditë më parë u arrit të ndalohet në Malin e Zi atentatori 24 vjecar, banues në Tiranë dhe i quajtur Ernejt Shyti. Të dhënat e para tregojnë se ai është porositur për të bërë vrasjen në shkëmbim të një shume parash.