Autorë dhe moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj Të ftuar: Elhaida Dani, Eva Murati dhe Olta Beqiri Mbrëmjen e kësaj të shtune në “Më lër të flas” janë të ftuar tre vajza shumë të suksesshme; Elhaida Dani, Eva Murati dhe Olta Beqiri duke rrëfyer gjithçka mbi jetën e tyre. Elhaida Dani rrëfen eksperiencën e saj në “Dancing With The Stars” duke zbuluar prapaskenat. Gjithashtu ajo është ndalur dhe ka folur mbi rrugëtimin e saj në muzikë, kritikat për albumin e saj të ri, por sigurisht ka dhënë edhe përgjigje mbi jetën e saj personale. Performancat dhe lojërat me këngëtaren e talentuar nuk kanë munguar. Nga ana tjetër, Eva Murati dhe Olta Beqiri kanë folur mbi eksperiencën e tyre në “Këngën Magjike” të cilat ndanë skenën bashkë. Moderatoret dhe aktoret kanë zbuluar sa janë paguar duke i habitur të gjithë me përgjigjen e tyre. Olta Beqiri ka folur për herë të parë në lidhje me historinë e shumëpërfolur me këngëtarin Butrint Imeri duke sqaruar njëherë e mirë raportin e tyre.