Ajlin Alfredaj-Palnikaj është 29-vjeçarja nga fshati Lekbibaj në Tropojë, e cila ka shtatë fëmijë. Ajlin ka përfunduar dy fakultete, për drejtësi dhe për edukim fizik. Momentalisht ajo punon si drejtore pranë zyrës së kadastrës të Bajram Currit. Historia e saj ka shërbyer si frymëzim për të gjithë nënat e reja, Ajlin e quan bekim të jetë nëna e 7 fëmijëve, 6 prej të cilëve janë 3 çfite binjakësh, dhe pëkatësisht një djalë dhe gjashtë vajza. Edhe pse e angazhuar në familje dhe në karrierë, ajo ka shprehur ambicjen të jetë kandidate për deputete në Tropojë për Partinë Socialiste në zgjedhjet 25 Prillit 2021.