Kafeja Geisha, rritet në rajonin verior të Panamasë, Boquete dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë. Në 2019, kafeja theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që çdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.