Kemi dëgjuar gjithmonë për fshatin Kabash. E dimë të gjithë se është “Bajraku i parë” i Pukës nga shtatë që janë, por a e keni marrë mundimin ta vizitoni? Ilnisa Agolli, përmes ciklit “Fshatrat e Shqipërisë” na e bën më të thjeshtë për ta njohur këtë perlë tjetër të Shqipërisë sonë të çmuar. Kabashi i lashte është monument kulture si një sit i tërë. Cila është Kisha më e vjetër këtu, dikur abaci ku rreth tij ka qenë shtrirë qyteza mesjetare? Kabashi ka dhe kala e xhami. Si u krijuan? Kush ishin të parët që erdhën? Çfarë do të gjejmë sot aty?