Johnson refuzon aleancën me “babain” e Brexit
02/11/2019 16:07

Kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur poshtë ofertën për aleancën për Brexit të bërë nga Najxhell Farazh, kryetar i “Partisë Brexit”, e cila në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian arriti një rezultat spektakolar ndaj dy partive kryesore, Konservatorëve dhe Laburistëve. “Babai” i Brexit i kërkoi kryeministrit Johnson të hiqte dorë nga marrëveshja e fundit me BE ose përndryshe partia e tij do të konkurronte në të gjitha zonat elektorale në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 12 dhjetor, përcjell nga Londra, gazetari i Top Channel, Arben Manaj. Në një intervistë televizive të dhënë sot, kryeministri britanik Boris Johnson, i tha “JO”, ofertës ose ultimatumit të bërë një dit më parë nga ai që njihet si “babai” i Brexit, Nigel Farage, udhëheqësi i partisë së re me të njëjtin emër, Partia Brexit. Ky i fundit i kërkoi kryeministrit dhe Partisë Konservatore të hiqnin dorë nga marrëveshja e arritur së fundmi me Brukselin për Brexitin, ose përndryshe ai kërcënon se në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të 12 dhjetorit, partia e tij do të konkurronte në të gjitha zonat elektorale, në mbarë Britaninë. Refuzimi i kryeministrit Johnson erdhi edhe përkundër kërkesës dhe ndërhyrjes në fushatë të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë dhënë mikut të tij, Nigel Farage, i cili drejton një emision politike në radion LBC, ditë më parë, kur Trump kërkonte një aleancë mes Farage dhe Johnsnon, për të mundësuar Brexitin. Partia Brexit pati një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian duke marrë vota nga përkrahës të Konservatorëve në pushtet dhe Laburistëve të opozitës. Spekullohet se vota që mund të marrë partia Brexit do të dëmtojë më shumë Konservatorët e Johnsonit dhe një gjë e tillë mund të sjellë opozitën Laburiste të Jeremy Corbyn në pushtet. Ndërkohë, nuk dihet nëse votat e përkrahësve të opozitës për partinë e Brexit mund të dëmtojnë opozitën. Fushata elektorale sapo ka filluar dhe nuk përjashtohen mundësitë për aleanca të reja në të dyja krahët në zgjedhjet e 12 dhjetorit, që mesa duket do të jenë më shumë zgjedhje për të parë se cila parti do të ketë më shumë deputet, që janë pro Brexit, me parlamentin e ardhshëm dhe cila do të jetë më shumë pro qëndrimit të mëtejshëm të Britanisë në BE.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB