Teksa më parë u raportua për një postbllok pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, i cili do të ndalojë përgjatë ditës së sotme lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës, korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se postblloqe ka edhe në Korçë dhe Pogradec. Shtimi i efektivëve, ndihmuar edhe nga forcat e ushtrisë nuk lejon qarkullimin me ose pa autorizim, një përshkallzim ky që vjen pas një njoftimi të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën mbi Teatrin Kombëtar.