Një banesë është përfshirë nga flakët në Devoll dhe për pasojë një e moshuar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë. Gruaja e ndjerë, e cila nuk ka mundur dot të dalë dhe të shpëtojë në kohë ishte rreth moshës 89-vjeçare dhe jetonte e vetme. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe aktualisht dyshohet për shkaqe aksidentale.