Klejdi Prençe, 9-vjeçari nga fshati Topojë i Fierit, prej 7 vitesh jeton me gjyshërit, pas aksidentit tragjik që pësoi i ati. Ai tregon se gjatë këtyre 7 viteve pa babain, jeta e tij nuk ka qenë e lehtë. Shtëpia e gjyshërve është tërësisht e shkatërruar dhe kushtet e jetesës janë shumë të vështira. Vogëlushi është në klasën e tretë, me rezultate shumë të mira në mësime. Ëndrra e tij është që kur të rritet, të bëhet arkitekt.