Mark Iuliano nuk e ka kapërdirë shkarkimin e parakohshëm nga Partizani, në atë që shënonte eksperiencën e tij të parë në futbollin shqiptar, ndikuar edhe nga fakti që drejtor i përgjithshëm i “demave të kuq” është Luçiano Moggi, një nga figurat emblemë të Juventusit, karriera e të cilit mori fund pas shpërthimit të “Calciopoli”-t.